Brazil, 56 të vdekur gjatë masakrës në një burg

Të paktën 56 të burgosur janë vrarë në Brazil dhe dhjetëra të tjerë janë arratisur pas një trazire në burg gjatë fundjavës në shtetin verior të Amazonas, thonë autoritetet.

Përplasja që shpërtheu mes dy bandave rivale të dielën gjatë natës në burgun e mbipopulluar “Anisio Jobim” në qytetin Manaus, ka shkaktuar gjakderdhje të madhe, ka thënë sekretari i shtetit të sigurimit publik, Sergio Fontes.
“Shumë prej tyre ishin me koka të prera dhe që të gjithë përjetuan shumë dhunë për ti dërguar mesazh armiqve të tyre”, tha Fontes në një konferencë shtypi, sipas medias vendase.

Ndërkohë, 72 të burgosur janë arratisur të dielën nga Instituti penal Trindade Antonio, një tjetër burg në qytet.

Trazirat filluan kur anëtarët e fraksionit lokal të familjes së Veriut (FDN) sulmuan të burgosurit që i përkasin Komandës së parë të grupit Capital (PCC), nga Sao Paulo. Grupet në fjalë konkurrojnë për pushtet në disa komplekse të burgjeve në këtë shtet të Amerikës së Jugut që nga viti i kaluar.
Të burgosurit morën peng 12 zyrtarë, por me kalimin e kohës të gjithë ata u liruan të padëmtuar, me përjashtim të njërit, i cili u dërgua në spital pasi ishte gërvishtur nga një plumb.

Gjykatësi Luis Carlos Valois, i cili shkoi në vendin e ngjarjes për të negociuar për ti dhënë fund trazirave, tha se ishte i shokuar nga imazhet e organeve të gjymtuara dhe me koka të prera. “Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Skenat që pashë dhe gjaku janë ende të freskëta në kokën time. Jam i shokuar”, tha ai.

Gjatë negociatave, kërkesa e vetme e të burgosurve ishte që mos transferohen në një burg tjetër dhe tu takojë e drejta për vizita. Ky nuk ishte rebelim për përmirësimin e sistemit të burgjeve, por konflikt për pushtet dhe kontroll, shpjegoi Valois.

Në burgun “Anisio Jobim” aktualisht dënimin vuajnë 2,230 të burgosur, pavarësisht se kapaciteti i tij është për vetëm 590 të burgosur.