Brazili në lot: Trupat e 77 viktimave mbërrijnë në atdhe (Foto)

Trupat e lojtarëve të Chapocoenses që humbën jetën në aksidentin tragjik dy ditë më parë kanë mbërritur në Brazil.

Arkivolët e 77 viktimave janë vendosur në një kishë ku do të bëhet mesha e fundit në nderim të shpirtrave të tyre.

Ata do të mbërrijnë nesër në Chapeco dhe më pas do të dërgohen në stadium për një ceremoni.

Nesër, vëmendja e gjithë mediave botërore do të jetë pikërisht në stadiumin e Chapecoenses.