“Brekët”e së dashurës së Hitlerit, u shitën 3,500 dollarë (FOTO)

Një palë të brendshme mëndafshi të veshura nga Eva Braun, e së dashurës së Hitlerit, janë shitur për 3,500 dollarë. Të qëndisura me inicialet e saja, ato u shitën në një ankand.

I interesuar për ato edhe që i bleu është një koleksionist anglez, i cili gjithashtu ka një buzëkuq të Braun-t, të blerë për 400 dollarë dhe unazën e saj të artë të gdhendur nga gjashtë gurë rubiku në vlerën e 1,500 dollarëve.

Të brendshmet dhe unaza janë marrë si kujtime nga një ushtar amerikan i cili i gjeti ato në një bunker të braktisur nga Hitleri në Alpet e Bavarisë. Ai i mori përsëri ato në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Ato kanë një dantellë dhe fjongo të bardhë të prodhuara në vitin 1940, si pjesë e modes së atëhershme.

Dy kuti argjendi tualeti, një enë argjendi dhe një varëse që të gjithë kanë inicialet e KZ të gdhendur mbi to janë shitur gjithashtu.