BRENDA HOTELIT LUKSOZ KU PO QËNDRON RAMUSH HARADINAJ

Që nga data 12 janar e këtij viti, Ramush Haradinaj, me vendim të Gjykatës së Colmarit në Francë u lirua nga paraburgimi me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të paraqitej tek autoritetet dy herë në javë.

Pas këtij vendimi të gjykatës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vendosi të transferohej në një nga hotelet e qytetit të Strasburgut.

Ai zgjodhi të vendosej në hotelin e quajtur “Regent Contades”. Ky hotel gjendet në qendrën e qytetit të Strasburgut, anash lumit Ill dhe vlerësohet me 4-yje.

Siç shkruan faqja e specializuar për hotelieri “Booking.com”, ky hotel ofron akomodim me izolim akustik dhe banja private, dhe kyçje pa pagesë në saunë.

hot

“Secila dhomë në hotelin Regent Contades ka një dekor Belle-Époque dhe shërbehet me lift. Kanë edhe TV dhe radio satelitore. Salla e pritjes Saint-Paul, e cila gjendet në katin përdhese, shërben një variacion me pije dhe koktele. Gjithashtu ofron edhe një listë mbresëlënëse të ‘whiskey’-t internacional”, shkruan Booking.com.

Çmimet e qëndrimit për një natë në këtë hotel variojnë prej 109 dollarë deri në 228 dollarë, shkruan Insajderi.

hota

Haradinaj, deklaroi sot se “i është bërë bajat” qëndrimi në Francë, edhe pse hoteli ku po qëndron ai është njëri ndër më luksozët në qytetin e Strasburgut.

Haradinaj u arrestua në Mulhouse të Francës më 4 janar të këtij viti, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai akuzohet nga shteti serb për krime të kryera gjatë luftës së Kosovës, në vitet 1998-1999. /Insajderi.com

banjo

ho