Brenda pallatit të Erdogan dhe luksi i shfrenuar i Emines

Ajo pretendon se bën një jetë “të thjeshtë dhe modeste” duke respektuar në mënyrë strikte vlerat myslimane, duke i kaluar orët e saj në pallat në kuzhinë duke fermentuar mollë në mënyrë që t’i shndërrojë në uthull.

Por ndërkohë që i shoqi i saj tiran, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka grumbulluar një pasuri prej 170 milionë eurosh me të paktën tre pallate anembanë Turqisë, gruaja e tij e fantaksur pas shoppingut Emine nuk ka asnjë pasion tjetër përveçse të shpenzojë paratë, raporton Daily Mail.

Jeta e e Emine Erdoganit, nga një avion privat në tjetrin, karakterizohet nga udhëtime të panumërta për të bërë shopping, duke qenë se pasioni i saj i veçantë janë veshjet firmato dhe antikuariatet super të shtrenjta.

Ndërkohë që një e treta e vendit të saj jetojnë në varfëri ekstreme dhe të paktën 2 milionë persona jetojnë vetëm me 4 euro në ditë, gruaja e presidentit harxhon vetëm për çajin e saj të bardhë special 1,900 euro për kile… dhe e pi atë në filxhanë të larë me flori që kushtojnë 280 euro secili.

Ajo një herë mbylli një qendër të tërë tregtare në Bruksel që të bënte pazaret e saj, kurse në një tjetër rast, teksa shoqëronte burrin e saj në vizitë zyrtare në Varshavë të Polonisë, bleu 45 mijë euro antikuariate në një pazar të posaçëm.

Çdo ikonë që ajo merr pa dyshim që është e nevojshme në pallatin gjigand, të cilin Erdogani e ka ndërtuar në një kodër në dalje të kryeqytetit turk të Ankarasë.

Prona zë një sipërfaqe prej 4 milionë metrash katrorë dhe ka një vlerë prej 800 milionë eurosh vetëm për ndërtimin, pa llogaritur ornamentet dhe stolitë e brendshme.

Që nga muret e veshura me mëndafsh që kushtojnë mbi 3 mijë euro metri, e deri te çdo çift dyersh që janë të nevosjhme për qindra dhomat dhe që kushtojnë mbi 40 mijë euro, ky stil jetese e shpreh qartë delirin e madhështisë dhe dëshirën për të sunduar përjetë./Daily Mail