Brenda vendbanimit më verior në botë – Foto

Katër muaj errësirë në vit, temperaturë që të ngrin shikimin dhe 340 milje larg qytetit më të afërt. Ky është vendbanimi më verior në botë.

Mirsevini në Alert, në Nunavut, të Kanadasë, ku temperatura mesatare e muajit shkurt është -33.2°C dhe temperatura më e ulët e regjistruar është -50°C.

Të paktë janë ata që do të donin të jetonin këtu, por ata që jetojnë, janë të detyruar ti bëjnë ballë këtij të ftohti të skajshëm.

Aktualisht vendi banohet prej rreth 200 banorësh, të cilët jetojnë të izoluar, 340 milje larg qytetit më të afërt, por nuk mbaron me kaq, sepse në këtë qytet nuk shkohet me makinë, por vetëm nga ajri, deti ose me slita me qen.

Ta shton më shumë trishtimin fakti që katër muaj të vitit janë errësirë dhe dielli as që nuk del fare në ato anë.

Alert, në fakt nuk është një qytet normal, por më shumë një instalim ushtarak që e ka bërë të rregjistrohet si vendbanimi më verior në botë, i cili ndodhet më afër Moskës sesa Ottawa-s.

Ushtarët që shërbejnë aty, janë kryesisht vullnetarë që qëndrojnë vetëm 6 muaj dhe i vetmi kontakt i tyre më pjesën tjetër të botës janë vetëm katër kanale televizive.

Por, a do të donit ju të jetonit në një vendbanim të tillë…..?