Brezovicë, orteku i merr jetën skiatorit 23 vjeçar

Një person ka humbur jetën në Brezovicë, në Kosovë, si pasojë e një orteku, i cili e ka nxjerrë atë jashtë pistës së skimit. Lajmin e ka konfirmuar, Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skitarëve të Kosovës, i cili tha se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ishin katër persona në pistë, tre prej të cilëve kanë mundur të dalin prej saj, kurse personi i katërt është rrëmbyer nga orteku.

Zëdhënës rajonal i policisë në komunën e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar po ashtu se një person kishte rënë në humnerë si pasojë e ortekut.