Britani: Arrihet përparim i madh në hetimet për sulmin në Mançester

 

Policia ka kryer arrestime të rëndësishme dhe ka ardhur deri te zbulime të rëndësishme në hetimet për sulmin në koncertin në Mançester, deklaroi të premten shefi i policisë britanike për anti-terror Makr Rauli.

Ai theksoi se është arrestuar një pjesë e madhe e rrjetit terrorist, anëtar i të cilit besohet të ketë qenë edhe sulmuesi vetëvrasës Salman Abedi.

Në sulmet e së hënës gjatë koncertit të pop këngëtares amerikane Ariana Grande kanë humbur jetën 22 persona dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur.