Britanikët janë dy herë më të lumtur nga sa mendojnë se janë

Një studim i fundit ka llogaritur se britanikët e nënvlerësojnë lumturinë e tyre me rreth 45 për qind.
 Megjithë vlerësimet e tyre pesimiste, nëntë në çdo dhjetë britanikë e konsiderojnë veten “të lumtur ose shumë të lumtur”.
Sondazhi i grupit Ipsos/Mori mbi indeksin e lumturisë së 40 vendeve u zhvillua nga 22 shtatori deri në 6 nëntor të këtij viti dhe zbuloi se kishte nënvlerësime si për masën e homofobisë ashtu dhe për numrin e muslimanëve në Britani.
Bobby Duffy, drejtues i qendrës së sondazheve tha: “Jemi shpeshherë të gabuar për çështje të diskutuara në media, siç është masa e popullsisë myslimane apo pabarazia e pasurisë. Por në këtë studim rezulton se jemi pesimistë pa arsye, në lidhje me masën e lumturisë. Në shumë vende të Perëndimit ka njerëz që janë të dëshpëruar ose intolerantë pa arsye të vërteta”.
Por kishte dhe vende të tjera pesimiste, si Korea e Jugut, ku 3 në çdo katër veta ishin të palumtur.