Brukseli i shqetësuar nga retorika negative në Maqedoni

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic sot shprehu shqetësimin nga retorika negative e cila po shfrytëzohet gjatë ditëve të fundit nga të gjitha palët e interesuara që të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Komisioni Evropian i ka vërejtur rezultatet fillestare të zgjedhjeve si dhe rezultatet nga ankesat dhe tani është duke e pritur përfundimin nga procesi i ankesave. Organeve kompetente kombëtare, përfshirë edhe KSHZ-në dhe gjykatat, duhet që t`u lejohet të punojnë pa pengesa, pa presion dhe a ndikim politik.

Ne jemi shumë të brengosur për shkak të tensioneve gjatë ditëve të fundit dhe rritjes së retorikës negative. Komisioni thirr të gjitha palët e interesuara që të sillen në mënyrë të përgjegjshme me qëllim që të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet publike dhe në proceset demokratike”, porositi Kocijancic, transmeton TetovaSot.