“Budalla brina s’ka” shfaqet nga tetovari në protestën kundër Trump-it në Washington (Foto)

Nëpër të gjithë mediat në gjuhën shqipe sot ka qarkulluar lajmi për një afishe që mbante mbishkrimin “Budalla brina s’ka”.

Ky mesazh është bërë hit në internet dhe e ka përdorur edhe shqiptari tjetër i cili punon dhe jeton në Washington.

Bëhet fjalë për të riun Zeqir Sulejmani i cili e ka prejardhjen nga Tetova, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sulejmani është njohur edhe në Maqedoni për protestat e tij për parregullsitë në Universitetin e Tetovës dhe për protestat për ndotjen e ajrit në Tetovë.

Sulejmani mesazhit “Budalla brina s’ka” ia ka shtuar edhe ”as kto të BDI-së.”.