Buffon gëzon tifozët e Juventusit

Gianluigi Buffon dëshiron t’i jap fund dhimbjes dhe të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin

Portieri italian, Gianluigi Buffon ka thënë se dëshiron të udhëheq Juventusin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.

Buffon ka thënë se pas humbjes në finale në vitin 2003 dhe 2015, mendon se ka ardhur koha që ta fitojë këtë titull.

“pas dështimit në vitin 2003 dhe në vitin 2015, mendoj se dhimbjes i ka ardhur fundit. Gjithmonë kam dashur ta fitojë këtë trofe me bashkëlojtarët e mijë dhe tifozët. Do të ishte fantastike”, ka thënë Buffon gjatë një interviste për faqen zyrtare të UEFA’s.