Buffon, portieri më i mirë i Ligës së Kampionëve për 2016/17

Gianluigi Buffon është zgjedhur portieri më i mirë për këtë sezon pasi e ndihmoi Juventusin të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve duke mbajtur tetë herë portën e paprekur.

39-vjeçari është shprehur i lumtur që ka arritur ta fitojë këtë çmim në këtë moshë, duke thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, raporton KosovaPress.