Bujar Osmani: BDI mbetet e rreshtuar përkrah ndërkombëtarëve

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, thotë se kjo parti mbetet e rreshtuar përkrah faktorit ndërkombëtar, lidhur me pyetjen nëse do heqin dorë nga formimi i qeverisë me partnerin e deritanishëm.

“Ne nuk kemi partner strategjik te partitë maqedonase, adresa jonë për bashkëpunim janë pesë zotimet të cilat i kemi parashtruar që në fushatë parazgjedhore. Ne mbetemi në qëndrimin se gjithçka e mirë që i ka ndodhur këtij shteti i ka ndodhur në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

Tani po presim konfirmimin e rezultateve nga KSHZ pastaj do të ulemi dhe do të ndërtojmë qëndrim në parti sa i takon bashkëpunimin në të ardhmen me cilëndo parti politike maqedonase”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, njofton Alsat-M. Nga PDSH nuk komentuan fushatën anti-perëndimore të nxitur nga Gruevski.