Bujar Osmani: Shpifësit mbetën me gishta në gojë

Pas shpalljes së Qeverisë së re, zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ka komentuar akuzat ndaj tij nga deputetët e VMRO dhe atyre të Lëvizjes BESA, duke akuzuar Zoran Zaevin se në mesin e qeverisë ka njerëz të inkreminuar dhe se po hetohen nga PSP-ja

Këto akuza i ka hedhur poshtë edhe Prokuroria Speciale Publike e cila theksoi se ministrat e rinj janë të pastër, dhe se nuk ka asnjë akuzë ndaj tyre.

“E drejta gjithmonë triumfon. Shpifësit mbetën sot me gishta në gojë. Tani na pret punë për të përsëritur suksesin e ministrisë së Shëndetësise bile edhe më shumë dhe të bëjmë Maqedoninë Europiane!”, ka shkruar Bujar Osmani./