Bullgari, ministri i mbrojtjes akuzohet për kontratat ushtarake më Rusinë0

Prokurorët bullgarë akuzuan të mërkurën ministrin e mbrojtjes në largim për dështim në respektimin e një kontrate me Rusinë për riparimin e avionëve luftarakë të epokës sovjetike, duke argumentuar se kjo e kishte lënë vendin pa një forcë mbrojtjeje ajrore.
Nikolay Nenchev mohon të ketë shkelur ligjet, duke argumentuar se kishte tentuar të kryente mirëmbajtjen në Poloni, por ajo si anëtare e NATO-s refuzonte të punonte me avionët rusë.
“Më është dhënë një akuzë e cila nuk më shqetëson aspak,” tha Nenchev për gazetarët të mërkurën, duke shtuar se marrëveshja me Poloninë ishte shumë më e leverdishme për Bullgarinë. Nenchev është akuzuar gjithashtu për dëme në masën 3.7 milionë euro për forcat e armatosura, për të cilat tha se i konsideronte “të çuditshme, për të mos thënë qesharake”