Burgoset gjinekologu i famshem në Maqedoni

Gjinekologu Marjan Stojkovski, i cili ishte edhe drejtor i Klinikës gjinekologjike dhe akusherisë, është gjykuar me dy vite burg për arsye të pranimit të mitëmarrjes ku edhe i është ndaluar edhe të punojë në profesionin përkatës në afat prej një viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky gjykim, rasti i tretë që nga viti 2010, kur Stojovski u arrestua nën dyshimin e marrjes së ryshfetit prej 120,000 denarëve, vjen pas vendimit të gjykatës, dënim me burg prej dy vjet, ku mbrojtësi paraqiti ankesë por Apeli poashtu e përmirësoi dënimin me një ndalim shtesë të aktiviteteve profesionale.

Burri i gruas së sëmurë në tre raste nga 40 mijë denarë ka dhënë të holla, e cila është dokumentuar. Paratë e shënuara janë gjetur në zyrën e Stojovskit menjëherë pas takimit me njeriun i cili pagoi për operacionin e gruas së tij. Janë gjetur edhe 7 mijë denarë që dyshohet nga këstet e mëparshme.