“Burgosin” në shtëpi për 30 vjet djalin, nën hetim prindërit

Një 43-vjeçar dyshohet se është izoluar për 30 vite nga prindërit e tij, në shtëpinë e tyre në Freienfels, në pjesën veriore të Bavarisë, Gjermani. Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë thirrur forcat e policisë, pasi kanë dëgjuar britmat e tij. Burri ishte “lënë pas dore”, në një ambient të mbyllur dhe të pistë nga jashtëqitja e tij.

Prindërit e tij tashmë janë nën hetim nga policia lidhur me këtë ngjarje.

“Ai donte të qëndronte me ne,” ka deklaruar nëna e tij për gazetën lokale, Nordbayerische Kurier.

“Ne nuk e dimë saktësisht ende se për sa kohë ai nuk ka patur kontakt me botën e jashtme, ose nëse ai kishte qenë i lirë për të lënë banesën,” shpjegoi për mediat zëdhënësi i policisë, Jurgen Stadter.

Pasi 43-vjeçari u gjet nga policia, u dërgua më pas në spital. Mjekët deklaruan se ai kishte aftësi të kufizuara mendore. Nëna e tij është justifikuar duke thënë se donte gjithmonë vetëm ta mbronte atë, duke qenë se edhe në shkollë ai tallej vazhdimisht.