Burri djeg gruan me ujë të nxehtë

Një 35-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi pas një konflikti me bashkëshorten e tij i ka hedhur ujë të nxehtë në trup duke e djegur në disa pjesë të trupit.

Policia e Durrësit informon se personi i arrestuar është Erion Bregasi, banues në Durrës.

Bashkëshortja e tij, 32-vjeçare F.B. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Po sot është arrestuar dhe një 40-vjeçar banues në Xhavzotaj, Shijak.

Besnik Kurti akuzohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.K. 29-vjeçe.

Kurti është person me precedentë penalë të mëparshëm, po për veprën penale, dhunë në familje.

Materialet për të dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.