Burri i pret veshët gruas( foto+18)

Një grua 23 vjeçe nga Afganistani ka rrëfyer se si bashkëshorti i saj i ka prerë veshët. Ajo tregon për BBC se burri i saj e ka lidhur dhe ia ka prerë të dy veshët gjatë një sulmi të dhunës familjare në provincën veriore të Balkh.

Gruaja  e quajtur Zarina,  momentalisht është në gjendje të qëndrueshme por të traumatizuar dhe ndodhet në spital.

“Nuk kam kryer asnjë mëkat. Nuk e di pse bashkëshorti im ma bëri këtë”, tha ajo.

Bashkëshorti i gruas është në arrati,  tha policia për mediat lokale.

Zarina tha  për BBC se ajo u martua në moshën 13 dhe se “marrëdhëniet me burrin e saj nuk ishin të mira”.

Në një tjetër intervistë për Tolo Neës, Zarina u ankua se i shoqi ishte përpjekur t’ia ndalojë edhe takimet me prindërit e saj. Ajo u shpreh se donte të divorcohej nga ai.