Burri që ka 4 gra e 23 fëmijë’ (E pabesueshme por e vërtetë)

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka njohur një tjetër valë rritje, raporton BIRN.

Fiks një vit pasi Berlini deklaroi se Shqipëria është një vend i sigurt origjine, fenomeni ka nisur të shfaqet sërish.

Sipas Eurostat, në shtator të vitit 2016, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Gjermani u rrit në 2.250, shifra më e lartë për këtë vit.

Sa për krahasim, në mars ishin vetëm 825 shqiptarë që kërkuan azil.

Megjithatë, në krahasim me vitin 2015, shifrat janë të ulëta.

Në total 11.895 shqiptarë kërkuan azil në nëntë muajt e parë të vitit 2016, krahasuar me 44.325 shqiptarë në nëntë muajt e parë të vitit 2015.

Roland Lami, profesor në Universitetin Europian të Tiranës, thotë për BIRN se situata e vështirë ekonomike në vend po i nxit sërish njerëzit të emigrojnë me çdo kosto, edhe kur shanset për azil janë thuajse zero.

Ndërkohë Gjermania vazhdon të diskutojë sërish për çështjen e emigracionit dhe dallimet kulturore mes refugjatëve dhe gjermanëve.

“Kur këpucari Sergej Laufmann, 57 vjeç, hap çdo mëngjes dyqanin, rruga përpara është e mbushur me fëmijë që luajnë,” shkruan gazeta më e madhe, Bild.

“Sergej banon pranë Ghazia A., 49 vjeç, një refugjat sirian. Ai është kryefamiljari. Në fakt babai i katër familjeve. Ghazia ka 4 gra dhe 23 fëmijë (nga mosha 1-22 vjeç”.