Burri vjedh dy fustane nusërie me vlerë prej 300 eurove

Policia njofton se është arrestuar një person për të cilin dyshohet se kishte hyrë me forcë në një shtëpi, dhe nga aty kishte vjedhur dy fustane për nuse në vlerë prej 300 eurove.

Rasti ka ndodhur me datën 19 shtator, rreth orës 17:00 në një shtëpi në rrugën “Enver Hadri” në Arbanë.

Njoftimi i plotë:  

Pas një pune hetimore lidhur me vjedhjen e rëndë e cila pati ndodhur me datën 19 shtator, rreth orës 17:00 në një shtëpi në rrugën “Enver Hadri” në Arbanë, hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” e kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar me mbiemër Gashi për të cilin dyshohet se me datën dhe kohën kritike i njëjti kishte hyrë me forcë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kishte vjedhur dy fustane për nuse në vlerë prej 300 eurove. Intervista me të dyshuarin është kryer në prani të avokatit mbrojtës me ç’ rast janë bërë të njohura detajet dhe mënyra e kryerjes së vjedhjes. I dyshuari është recidivist i veprave penale të vjedhjeve. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje.