Bushati uron Zaevin për marrjen e mandatit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka uruar liderit të LSDM-së Zoran Zaev marrjen e mandatit.

“Uroj Zaev për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re. Shqipëria është gati ta mbështesë Maqedonin”, ka thënë Bushati në Twitter.

Pas një ngërçi të stërgjatur politik një ditë më parë presidenti Ivanov i ndau mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së Zoran Zaev.