Çair, jehonë e lartë e votuesve që në mëngjes

Në komunën e Çairit të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit.

Ndonëse në përgjithësi, procesi I votimit po rrjedh pa probleme të mëdha, ka disa qytetarë që ankohen se nuk po arrijnë të gjejnë emrin e tyre në listën e votimit.

Për dallim nga vendbanimet tjera, në disa vendvotime në Çair është regjistruar fluks i madh votuesish.