Caktohen datat dhe oraret, ja kur i luan Skënderbeut sfidat me Partizanin e Beogradit

Skënderbeu do të fillojë fushatën europiane të fazës në grupe në fushën e skuadrës më të fortë të Grupit, Dinamos së Kievit.

Kalendari i përcaktuar nga UEFA sheh korçarët të luajnë në Kiev ndeshjen e parë, në orën 19:00.

Më pas, vijën dy ndeshje radhazi në shtëpi, ku duhet theksuar data 19 tetor, kur korçarët presin Partizanin e Beogradit. Ndeshja e kthimit në Beograd për skuadrën korçare do të jetë dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Ndeshjet e Grupit B

14 shtator 2017, ora 19:00

Yang Boys-Partizan Beograd

Dinamo Kiev-Skënderbeu

28 shtator 2014, ora 21:05

Partizan Beograd-Dinamo Kiev

Skënderbeu-Yang Boys

19 tetor 2017, ora 21:05

Skënderbeu-Partizan Beograd

Dinamo Kiev-Yang Boys

2 nëntor 2017, ora 19:00

Partizan Beograd-Skënderbeu

Yang Boys-Dinamo Kiev

23 nëntor 2017, ora 21:05

Partizan Beograd-Yang Boys

Skënderbeu-Dinamo Kiev

7 dhjetor 2017, ora 19:00

Dinamo Kiev-Partizan Beograd

Yang Boys-Skënderbeu