Caktohet gjyqtari i ndeshjes Shkëndija – Milan

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen mes Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit. Drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarët nga Rumania. Referi kryesor i këtij takimi do të jetë István Kovács.Ndihmës të Kovács do të jenë: Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene, kurse gjyqtari i katërt është Marius Avram,.

Ndeshje mes Shkëndijës dhe Milait do të luhet të enjten në Shkup, nga ora 20:45, në kuadër të Play Off-it të Euripa Leagues.Ndeshje e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Milano ka përfunduar me rezultat 6:0 për Rossonerët.