Çamëria shpallet e pavarur në Hagë, përkrahet në Kosovë

 

Çamëria është shpallur e pavarur nga Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas në Hagë të Holandës. Këtë vendim e kanë përkrahur degët e shotatës “Çameria”, në Shqipëri dhe Kosovës.
Degët e Shqipërisë janë mbledhur në Vlorë, kurse degët e Kosovës, si dhe përfaqësuesit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, janë mbledhur në fshatin Komoran të Drenasit. Derisa, në Holandë është shpallur vendimi për mvetësin e Çamërisë, si dhe krijimi i një qeverie në egzil, degët e shoqatës në Shqipëri dhe Kosovë, kanë përkrahur këtë vendim me ngritje dore.

Kurse, sekretari Mustaf Haziri, tha se çështja e Çamërisë ka qenë një plagë e rëndë për shqiptarët për më shumë se një shekull. Ai tha se gjenocidi që ka bërë shteti grek ndaj popullsisë çame duhet të ndiqet edhe nga shteti i shqiptar.

“Jemi mbledhur sot për një çështje shumë të rëndësishëm e cila ka qenë plagë e rënd e historisë së popullit shqiptarë më shumë se një shekull. Shqiptarët po hyn në një fenomen të ri në Ballkan… Çështja çame është një çështje e mbarë kombëtare shqiptare, prandaj gjenocidi që shteti grek ka bërë ndaj popullsisë civile çame duhet të ndiqet edhe nga shteti shqiptar duke luajtur rolin e iniciuesit dhe të avokatit në Hagë, Bruksel, në Bashkimin Evropian, në .. Gjermani, si dhe në departamentin Amerikan“, tha Haziri.

Kurse, kryetari i degës së shoqatës “Çameria”, në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se shumica e shqiptarëve nuk lakmojnë në tendera e për karriga, pasi që qëllimi i tyre kryesor është bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare.

Ai kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që t’i mbështesin drejt rrugës për bashkim kombëtar, shkruan KosovaPress.

“Ne si shoqatë Çamëria në Kosovë dhe të gjithë ju përfaqësues jemi mbledhur për ta përkrahur këtë nismë dhe unë jam i bindur që kjo nisëm dhe kjo shpallje që po bëhet në Holandë është historike. Pra, pa humbur kohë ju lus dhe ju ftojë që me anë të aklamacionit të deklarohemi a jemi pro apo kundër. Urime, ta gëzojmë”, tha Muçiqi.

Ndryshe, sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.

“Në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai.