Campbell puthje seksi me Heidi Klum

Naomi Campbell ka shkëmbyer një puthje seksi me supermodelen Heidi Klum, teksa kanë mbërritur në eventin amfAR në Nju Jork.

46-vjeçarja duket e mrekullueshme me fustanin e shdnritshëm portokalli që i zbulonte njërën këmbë.

Naomi erdhi në event bashkë me stilisten Donatella Versace, 61 vjeçe, e cila mirëpriti festën dhe gjithashtu kishte veshur një fustan të shndritshëm.

Shfaqja e Naomit vjen një ditë pasi dha një interviste për Stellene Volandes, redaktoren e Town & Country, ku foli sërish për diversitetin në industrinë e modës.

Teksa pranon se kjo industri “po bëhet më e mirë”, Naomi thotë se ndjen se ka ende gjëra për të cilat duhen folur pasi nuk janë në një nivel të mjaftueshëm pranueshmërie.