ÇAVUSOGLU: RRJETI I GULENIT QËNDRON PAS VRASJES SË AMBASADORIT RUS

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu gjatë një bisede të zhvilluar sot me homologun i tij amerikan John Kerry, ka thënë se rrjeti i klerikut Fethullah Gulen, është përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi.

Ministri Çavusoglu theksoi se rruga në të cilën gjendet Ambasada ruse në Ankara, do të mbajë emrin ambasadorit rus, Andery Karlov, bëri të ditur agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Ndryshe vetëm pak kohë pas vrajës së ambasadorit rus, policia turke kishte fajësuar organizatën Feto, të klerikut Fethulaha Gulen, si fajtore për vrasjen e Karlovit.