Celine Dion do të performojë në kujtim të filmit ‘Titanic’

 

Këngëtarja e njohur, Celine Dion do të performojë në Billboard 2017 ‘My Heart Ëill Go On”, një projekt i cili ishte pjesë e filmit të njohur ‘Titanic’.

“Kjo këngë do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol shumë të madh në karrierën time. Është një nder i madh që të kem mundësinë ta performoj në skenën madhështore të Billboard Music Awards , në kujtim të 20 vjetorit të filmit. Jam shumë mirënjohëse ndaj James Horner dhe Will Jennings që e kanë shrkuajtur filmin dhe më kanë dhënë mundësinë të jem pjesë e Titanic që do të kalojë në shumë breza” – ka thënë 49-vjecarja në një deklaratë për mediat.

Celine do të jetë në skenë me 21 maj për këngën e publikuar para 20 vitesh duke marrë cmime Grammy dhe Oscar.