“Çenari” kërkon dorën e Almeda Abazit në mënyrë alla shqiptarçe (Foto)

Pasi janë bërë dy vjet qëkur çifti i njohur Tolgahan Sayışman dhe Almeda Abazi filluan lidhjen, ata tashmë po martohen.

Aktori i njohur turk, i cili njihet tek ne si “Çenari”, ka shkuar në familjen e modeles shqiptare, dhe e ka kërkuar dorën e saj, përcjell “Magazina.al”.

Sipas zakoneve, babai i aktorit ka kërkuar nga familja e Abazit që djali i tij dhe vajza e tyre të martohen, ku nëna e Almedës është përgjigjur se tashmë zemra e Almedës i përket “Çenarit”.

Almeda i shërbeu me kafe sipas traditës. Dy familjet pastaj pozuan duke e regjistruar këtë moment në aparatin e tyre.

Dasma pritet të bëhet së shpejti.