Çfarë dege duhet të ndiqni në universitet sipas shenjës suaj të horoskopit

Tashmë nuk është më nevoja që të lodhni kokën me një nga vendimet më të rëndësishme të jetës suaj.Flasim natyrisht për ata më të pavendosurit, që kanë bërë gati gjithçka për në universitet, përfshirë qytetin ku do shkojnë të studiojnë, përveç më të rëndësishmes, degës së universitetit. Sot kozmosi i jep përgjigje për ju, duke ju përcaktuar degën ideale në bazë të shenjës suaj të horoskopit.Dashi: Biznes
Dashi është një sipërmarrës i mirë. Ata kanë natyrë konkurruese që çdo njeriu biznesi i duhet për të arritur majat e suksesit. Gjithashtu dashurojnë të jenë në majë, të mos u vihen në dyshim opinionet, si dhe te jenë shefat e vetes. Epo ju duhet një diplomë biznesi.Demi: Financë
Nëse Demi ka në mendje diçka, ajo është paraja. Ata janë të lindur me nevojnë për të bërë gjërat më të mira në jetë, dhe dëshirojnë sigurinë mbi gjithçka tjetër. Ata gjithashtu kanë një temperament stabël që t’u qëndrojnë lëkundjeve të një tregu që ndryshon vazhdimisht, si dhe intuitën për të qenë të parët në lojë.Binjakët: Komunikim
Binjakët shkëlqejnë në çdo formë komunikimi, teknologji, shkrim krijues ose gazetari. Gazetaria është me siguri një nga degët më të mira për një binjak pasi ata janë të aftë që të kanalizojnë aftësinë e tyre të natyrshme për të bërë shumë punë njëkohësisht, kuriozitetin e tyre dhe dashurinë për thashetheme, si dhe varësinë konstante ndaj internetit. Të gjithën për një qëllim të vetëm, një skemë për të bërë para.Gaforrja: Interior Design
Gaforret kanë një dhunti për të zënë fole. Ata janë shumë të lidhur pas shtëpisë së tyre dhe gjejnë frymëzim për të krijuar dhe zbukuruar një hapësirë për veten e tyre dhe të tjerët, ku të tërhiqen nga bota e jashtme. Janë gjithashtu shumë krijues, kështu që një punë se arkitekte e brendshme iu lejon që të përdorin krijimtarinë dhe ta kombinojnë me dëshirën për t’u krijuar shtëpi të tjerëve.Luani: Artet performuese
Askush nuk e dëshiron qendrën e vëmendjes si një Luan. Luani është shenja që lidhet me krijimtarinë, imagjinatën dhe aktivitetet lozonjare. Ata janë gjithashtu të drejtuar nga dielli, planeti i vetë-shprehjes, dhe duke mbledhur këto faktorë bashkë kemi një performues të talentuar.Virgjëresha: Mjekësi
Në mjekësi, detajet kanë rëndësi. Virgjëresha di si të punojë fort, të marrë me radhë çdo hap pa tejkaluar asnjërin, t’u kushtojë rëndësi detajeve përgjatë rrugës dhe të arrijë çdo objektiv që i cakton vetes. Jo vetëm që i jep aftësitë e nevojshme për të mbaruar shkollën e mjekësisë, por gjtihashtu u siguron që do të shkëlqejnë në punë, ku mund të jenë në shërbim të të tjerëve.Peshorja: Drejtësi
Peshorja është e përfaqësuar nga shkallët e drejtësisë, ku shqetësohen thellësisht që të sigurohen se gjithçka është e drejtë, jo vetëm në jetët e tyre individuale por edhe në përtej. Janë persona që krijojnë balanca dhe kanë një dhunti natyrale për të kuptuar ligjin dhe të kërkojnë drejtësi. Askush tjetër nuk e bën këtë më mirë se Peshorja.Akrepi: Psikologji
Çdo akrep ka një dhunti për të parë jo vetëm atë që kanë përpara syve, por çfarë po ndodh nën sipërfaqe të saj. Ata janë brilantë për të zgjidhur misteret e një individi, ndoshta për shkak se edhe ata vetë janë misteriozë. Psikologjia është mënyra për të kthyer aftësinë e tyre në një profesion.Shigjetari: Muzikë
Shigjetarët janë të lindur me një dhunti për muzikën, pasi iu rrjedh në gjakun e tyre. Jo vetëm është një shenjë e lidhur me muzikën, por dashurojnë edhe të udhëtojnë kështu që një punë që do t’i çonte nëpër të gjithë botën do të ishte thjesht ideale për ta.Bricjapi: Shkenca kompjuterike
Pak njerëz kanë aftësinë për t’i bërë gjërat siç duhet, përveç bricjapit. Ata dinë si t’i bëjnë punët dhe të sigurohen që janë bërë mirë. Kështu bricjap, merr idetë e tua praktike, përktheji në kode dhe merr rrogën e lartë që të takon.Ujori: Fashion Design
Ujorët janë shenjat më inovative, duke mësuar nga rregullat e çdo institucioni që të mund t’i thyejnë në mënyrë efektive. Ata heqin qafe çdo gjë të vjetër dhe të dalë mode, që të mund të shtyjnë vazhdimisht veten drejt së ardhmes. Janë individë krijues, gjithmonë shohin si t’i shërbejnë kolektivit dhe një industri që ka nevojë për syrin e tyre të veçantë është bota e modës.Peshqit: Studime fetare
Peshqit janë të karakterizuar nga misteret, ëndrrat, shpirti dhe eksperiencat jashtë trupit. Ndërkohë që feja mund të mos jetë ajo çfarë peshqit do bëjnë në jetë, mbretëria sirituale do të ketë një influencë shumë të mirë në çfarëdo zgjedhje që do bëjnë në jetë, duke shërbyer si frymëzim për ta.