Çfarë duhet të hamë në darkë e çfarë jo, për një gjumë sa më të mirë

Sipas ekspertit të gjumit të britanikes Independent, Sammy Margo, ka një listë ushqimesh të duhura për kohën para gjumit. Margo shpjegon se ushqime të caktuara na ndihmojnë të biem shpejt në përhumbjen e fjetjes, ndërsa të tjera na pengojnë duke na mbajtur zgjuar. Rreth një e treta e njerëzve ka probleme me gjumin thotë ai, duke prezantuar listën me ushqimet e këshilluara para gjumit, që duket se i ngjasojnë shumë atyre të mëngjesit.

1. Banane

Megjithse zakonisht konsiderohen si ushqim me energji, bananet janë gjithashtu të pasura me magnez, i cili relakson muskujt, dhe gjithashtu kanë serotonin e melatonin, të cilat inkurajojnë gjumin.

2. Bajame

Megjithse të njohura si burim yndyrnash  bajamet janë gjithashtu të pasura me triptofan dhe magnez të cilët ndihmojnë natyralisht në relaksimin e muskujve dhe të sistemit nervor, duke stabilizuar në të njëjtën kohë ritmin e zemrës tuaj, thotë Margo.

3. Mjalti

Vetëm një lugë çaji mjaltë është e mjaftueshme për të stimuluar çlirimin e melatoninës në tru dhe bllokimin e oreksinës (e cila na mban vigjilent), duke na ndihmuar kështu të relaksohemi.

4. Drithrat

Drithërat këshillohen për kohën para gjumit pasi janë të pasura me vitamina, minerale dhe amino-acide, të cilët nxisin çlirimin e hormonit gjumë-sjellës melatonin, dhe gjithashtu inkurajojnë prodhimin e insulinës dhe rritjen natyrale të sheqerit në gjak.

5. Gjeli i detit

Mishi i gjelit të detit është një ushqim i rëndë por një porcion i vogël para gjumit na ndihmon me çlirimin e triptofanit, i cili bashkë me proteinat e mishin na bën të ndjehemi të mbushur.

Çfarë të Mos konsumojmë para krevatit:

1. Alkool

Megjithse një gotë e vogël verë mund të na ndihmojë të relaksohemi, masa të mëdha alkooli na pengojnë të arrijmë fazat e gjumit të thellë.

2. Djathi

A kemi dëgjuar ndonjherë për njerëz që tregojnë ëndrra të çuditshme që kanë parë pasi kanë ngrënë shumë djathtë? Kjo ndodh ndoshta prej përmbajtjes së lartë të amino-acidit tiranin i cili ë bën trurin tonë më vigjilent. Prandaj evitoni antipastat e panevojshme të djathit pas darkës pasi nuk do të na ndihmojnë me gjumin.

3. Ushqimet pikante

A keni pasur probleme me tretjen pas ushqimeve pikante indiane apo orientale? Përveç problemeve të tretjes, hormoni kapsaicin i specave djegës, e bën të vështirë rregullimin e temperaturës së trupit, çka mund të sjellë  një gumë të trazuar të natës.

4. Ushqime të yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme janë të vështira për t’u tretur nga stomaku dhe kanë gjasa të shkaktojnë djegie të rrugëve tretëse, duke vështirësuar gjumin.

5. Kafeja

Të gjithë duhet ta dinë që kafeja është nga produktet më kundër-produktive për gjumin, pasi stimulantët e saj mund të qëndrojnë në sistemin tonë disa orë pas konsumit. Prandaj pas darke nuk duhet të konsumohet kafe edhe dëshira mund të jetë e madhe për momentin.