Çfarë është “e premtja e zezë” që po praktikohet edhe tek ne?

“E premtja e zezë” apo “Black Friday” është dita më e mirë për të blerë në tërë botën. Derisa ky trend në SHBA, nga e ka prejardhjen, ka filluar të venitet,  në rajonin tonë në përgjithësi, tash po përjeton ekspansion të vërtetë.

Dyqanet në këtë “të premte te zezë” ofrojnë zbritje deri në 50 për qind, por ka raste kur zbritja shkon edhe në 80 për qind, shkruan lajmi.net.
Disa dyqane dhe qendra tregtare në rajon kanë paralajmëruar zbritje maksimale, derisa do të rrinë hapur deri vonë.

Po ashtu, rrjetet sociale, si Facebook dhe Instagram, janë vërshuar nga “lajmet” për zbritje. Po ashtu edhe televizionet dhe portalet janë mbushur me reklama të “Black Friday”.

“E premtja e zezë” rrjedh nga SHBA, ku vikendi për Ditën e Falënderimeve është me i gjati i sezonit (fillon të enjten dhe zgjat deri të dielën), kurse të premten pas drekës së përbashkët familjare për Ditën e Falënderimeve, është tradicionale që të shkohet për të blerë.

Gjatë kësaj kohe janë zbritjet më të mëdha, por edhe tollovitë më të mëdha, të cilat shpesh përfundojnë edhe me rrahje dhe vandalizma.

Ka pasur raste kur ka pasur edhe viktima.