Çfarë është kjo lule që është shfaqur në postimet në Facebook?

Vitin e kaluar, Facebook prezantoi disa reagime të reja për shkak se “llajku” klasik nuk ishte i mjaftueshëm.

Pas reagimeve të reja, Facebook shtoi më vonë edhe një reagim shtesë – lulen ngjyrë vjollcë.

Askush nuk e dinte se për çfarë ishte aty apo cili ishte kuptimi i saj, transmeton Gazeta Express.

Nëse nuk e keni ditur, kuptimi i vërtetë i saj është mjaft domethënës. Lulja është aty për të shënuar Ditën e Nënës e cila festohet në më shumë se 80 vende të botës në të dielën e dytë të majit.