Çfarë fshihet pas ‘syrit’ të uraganit? (VIDEO)

Një “shpërthim” dielli ulet nëpër re, duke ekspozuar një qiell të ndritshëm blu dhe një pamje të qetë.

Por, kjo pamje është në të vërtetë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 22 vetëve dhe për shkatërrime të shumta në Karaibe.

Pamjet janë marrë nga brenda syrit të Uraganit Irma.

Pamjet janë marrë nga Forcat Ajrore amerikane, të cilat fluturojnë në stuhi për të mbledhur të dhëna dhe parashikojnë sa të rrezikshëm janë uraganët.

“Dritë dielli në syrin e stuhisë Irma gjatë fluturimit të sotëm”, shkruan në Twitter, piloti.

Ata gjithashtu regjistruan pamjet e fluturimit të tyre të tmerrshëm në syrin e stuhisë.

Së fundmi, zona e Amerikës qendrore është përfshirë nga disa uraganë, ndërsa në veprim është uragani Jose.