Çfarë i bëri bashkë tre aktorët e njohura turke?

Ka qenë aktorja simpatike Hazal Kaya e cila ka ndarë një foto në rrjete sociale ku shfaqet së bashku me aktoret Ebru Ozkan, e cila tek ne njihet si Dilara në serialein ‘Fate të Kryqëzuara’ dhe Ceyda Düvenci- e cila gjithashtu është e njohur tek në me interpretimin e saj si Elif në serialin ‘Shtëpiaket e Dëshpëruara’.

Por çfarë i bëri bashkë tre aktoret e njohura?

Nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri filmik. Bukuroshet e kinematografisë turke gëzojnë një miqësi disa vjeçare me njëra tjetrën kjo është edhe arsyeja e takimeve të tyre të shpeshta.

Ndërsa takimin e disa ditëve më parë në shtëpinë e Hazal, e ka dokumentuar vetë aktorja 26 vjeçare përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Hazal ka interpretuar rolin e Nihal, në serialin ‘Dashuri e Ndaluar’, ndërsa së fundi ka mbërthyer publikun shqiptar me interpretimin e saj si ‘Maral’, në serialin me të njëjtin emër. /Syri.net