Çfarë i ndodh trupit të njeriut nëse punon natën

Ekspertët e Universitetit të Suonsit në Uells dhe të Tuluzës në Francë, kanë lëshuar alarmin ndaj atyre që preferojnë orët e vona të punës, ose janë të detyruar që të punojnë turni i tretë.

Studimi i bërë tek më shumë se 3000 punëtorë francezë, zbuloi se nëse e bën një punë të tillë për 10 vjet, atëherë qelizat tona cerebrale plaken si për 16 vite.

Puna gjatë natës, momenti kur ora biologjike ka planifikuar pushimin, mund të ketë në fakt efekte negative mbi aftësinë njohëse dhe kujtesën. Për t’u shëruar, duhet të shkëputeni nga ky lloj orari për të paktën 5 vjet.