Çfarë janë “fluturat anti-stres” dhe pse po kërkohet ndalimi i përdorimit të tyre?

 

Flutura anti-stres” është objekti i cili po “çmend” botën, por mund t’iu ketë shpëtuar vetëm nëse nuk keni fëmijë apo internet. “Fidget Spinners” në anglisht quhet flutura anti-stres dhe janë lodra për të rinjtë, të cilat kanë si funksion menaxhimin e stresit dhe DHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët).

Kjo është një pajisje jo shumë e madhe, e cila përshtatet më së miri me dorën tuaj, ku pjesa qëndrore mbështetet në gishtin tregues dhe në gishtin e madh, ndërsa tre pjesët tjera i rrotulloni në gjendje të lirë. Por pse kjo lodër krijon varësi? Përderisa trendet e kaluara kanë qenë të njohura për arsye të ndryshme, trendi i fluturave anti-stresuese po njihet mbanë për natyrën e lodrës e cila menjëherë shkakton varësi.

Ndjesia e të pasurit një pajisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie, transmeton “Telegrafi”. Çfarë tjetër duhet të dini për to? Disa shkolla anë e mbanë botës veçse ua kanë ndaluar nxënësve mbajtjen e kësaj pajisje pasi që e konsiderojnë si pajisje që po i shpërqendron ata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të luajnë me pajisjen në shtëpi apo në ambiente tjera. Industria e fluturave anti-stresuese ka ‘eksploduar’ përgjatë muajit të fundit, ndërsa ka sjellë lloje të ndryshme të kësaj lodre. Sa i përket këtyre lodrave, ju mund të gjeni video të shumta në YouTube, është temë edhe në forumet më të njohura botërore, ndërsa më e mira e tyre është se nuk janë vetëm për fëmijë, por edhe të rritur.