Çfarë ka ndodhur më 17 maj?

 

1792 – Krijohet Bursa e Nju Jorkut (NYSE) – 24 aksionerë u mblodhën në hijen e një peme për të rregulluar çmimet e mallrave dhe këmbimin e letrave me vlerë.

Pema ndodhej në rrugën Wall (Mur) në Manhatan, Nju Jork. Rruga quhej Wall nga një mur mbrojtës që ishte ndërtuar aty në vitin 1650. Në mot të keq, agjentët e bursës mblidheshin në një kafene, dhe kur ditët ishin me diell, ata uleshin nën pemë në Wall Street për të kryer shit-blerjen e aksioneve. Sot, NYSE ka miliona investitorë të cilët përfaqësohen nga 10.000 agjentë me zyra në Wall Street duke tërhequr klientë nga shumë vende të botës.

1932 – Kongresi amerikan ndryshon emrin e ishullit nga ‘Porto Rico’ në “Puerto Rico”. (Port i Pasur), Ky ishull i populluar fillimisht për shekuj nga banorë vendës të njohur si Taino, ishte zbulua për Spanjën nga Kristofor Kolombi gjatë udhëtimit të tij të dytë në Amerikë më 19 nëntor 1493. Spanja e mbajti ishullin për më shumë se 400 vjet pavarësisht nga përpjekjet franceze, holandeze e britanike për pushtim. Më 1898, Spanja ia dorëzoi ishullin Shteteve të Bashkuara, sipas kushteve të Traktatit të Parisit që shënoi humbjen e Spanjës në luftën Amerikano-Spanjolle. Në vitin 1917, SHBA u dha Puerto Rikanëve të drejtën e shtetësisë amerikane. Gjuhët zyrtare në Porto Riko janë spanjisht dhe anglisht, me spanjishten si gjuhë kryesore, pavarësisht se një ligj i vitit 1902 e cilëson anglishten si gjuhë të vetme zyrtare.

1933 – Vidkun Kuisling formon partinë nacional- socialiste (naziste) të Norvegjisë. Në fjalorin politik, ‘kuisling’ do të thotë ‘një person i cili bashkëpunon me pushtuesin për të ardhur në pushtet’. Termi kuisling u përdor për herë të parë nga gazeta britanikeTimes, në një editorial botuar më 19 prill 1940 , me titull “Kuislingëve kudo”, duke iu referuar Vidkun Kuislingut, i cili ndihmoi nazistët gjermanë të pushtonin Norvegjinë, që ai vetë të mund të vihej në krye të qeverisë.

1941 – Vasil Laçi kryen atentat ndaj mbretit të Italisë dhe Shqipërisë dhe perandorit të Etiopisë Viktor Emanueli III-të. Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë. Qeveria fashiste italiane ia atribuon sulmin e tij për çështje ekonomike, qe ai e kishte me Shefqet Bej Vërlacin, në mënyrë për të parandaluar kryengritjet e mundshme të popullit shqiptar. Ai ishte një nga njerëzit e parë që do t’i jepet pas vdekjes nga ana e qeverisë komuniste shqiptare me titullin Hero i Popullit të Shqipërisë. Përpjekja e tij për vrasje ishte dramatizuar së pari si një libër dhe më vonë si një film i prodhuar në 1980 i titulluar Plumba Perandorit.

1968 – Organizata evropiane e kërkimeve në Hapësirë lëshon satelitin e saj të parë në orbitë për qëllime komunikimi.

1989 – Nelson Mandela diplomohet nga Universiteti i Afrikës së Jugut në moshën 70-vjeçare. Vdiq më 5 dhjetor 2013.

1989 – Portreti “Dr Gachet” nga piktori Vincent van Gogh nxirret në ankand për 825 milionë dollarë. Dr Paul Gachet u kujdes për shëndetin e Van Gogut në muajt e fundit të jetës së tij.

Van Gogh i shkroi vëllait të tij në vitin 1890 për këtë pikturë: “E kam bërë portretin e Dr. Gachet duke i dhënë pamjes së tij një shprehje melankolike, e cila mund të duket edhe si ngërdheshje me ata që e shohin atë…Ai duket i trishtueshëm, i butë, por i qartë dhe inteligjent, ashtu siç duhet të pikturohet një portret që të mund të vështrohet si sot edhe 100 vjet më vonë”.

1990 – Organizata Botërore e Shëndetësisë e heq homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve mendore.