Çfarë mendon Mourinho për Pogban?

Mesfushori francez Pogba nuk ka shënuar apo të ketë përgatitur një gol në katër ndeshje që kur u rikthye në “Old Trafford”.

Mesfushori francez Pogba nuk ka shënuar apo të ketë përgatitur një gol në katër ndeshje që kur u rikthye në “Old Trafford” nga kampionët italianë Juventus. Gjithsesi, Mourinho thotë se ai ka shumë besim te 23 vjeçari dhe insiston se paraqitjet e tij do të përmirësohen.

“Lojtari që theu rekordin e transferimeve gjithmonë ka për të qenë nën vëzhgim konstant, por unë dua që Paul t’i harrojë këto gjëra,” shprehet portugezi.

“Ai luajti në finalen e Euro 2016, shkoi me pushime, dhe më pas nuk kishte fazë përgatitore. Është normale që pas ndeshjes së parë ai të ketë pësuar një rënie.” Jam plot besim pasi e di që është një djalë i mirë me shumë ambicie, kështu që forma do të vijë vetvetiu.”

United ka humbur dy ndeshjet e fundit kundër Manchester City në Premier League dhe Feyenoord në Europa League, dhe humbja në Watford të dielën do të shënonte ecurinë më të keqe të ekipit që në dhjetorin e kaluar. Por Herrera thotë: “Lojtarë si Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic erdhën pjesërisht se ky është një klub i madh – por edhe pasi Mourinho është këtu.

Mentaliteti i tij është shumë i nevojshëm për këtë klub. Nëse je një lojtar i sinqertë, ai do të jetë një trajner i sinqertë me ty.”