Çfarë ngjyre ka këmisha, plas debati në internet

Në vitin 2015 një fustan i zi me blu hapi një debat të madh në internet se cfarë ngjyre kishte, i zi dhe blu apo i bardhë dhe arë.

Ndërsa tani, një tjetër veshje ka ngritur polemika online, një këmishë që duket se ndryshon ngjyrën dhe modelin nën dritat me ngjyra të ndryshme.

E postuar në Imgur nga një përdorues i cili besohet të jetë nga SHBA, këmisha me ngjyra të ndryshme ka marrë gati 3 milionë shikime dhe qindra komente.

Këmisha e tij është modeluar me katrore të vogla, por është e pamundur të thuhet se çfarë modeli apo ngjyrash është, pasi ajo vazhdimisht i ndryshon ato, me ndryshimin e dritave.