Çfarë nuk dinim për Marselën, nënën e dy ëngjëjve që u vranë nga babai i tyre

Nëna e dy fëmijëve të vrarë një ditë më parë në Korcë nga babai i tyre mesa duket paska qënë protagonistja e një jete plot me peripeci. Një vajzë e rritur jetime por me prindërit gjallë, shkruhet në mesazhin e dërguar për redaksinë “Shqipëriaime.al”. E thërrisnin shkurt “Selda” dhe ishte vetëm 6 muajshe kur u braktis nga nëna e saj (inicialet M.G). Nëna e braktisi Marselën për të shkuar në Itali në vitin 1993 dhe e la pranë gjyshes së saj në fshat. Gjatë rritjes së saj shpesh e thërrisnin si vajza e një prostitute dhe si “nuk e deshi nëna s’ka për ta dashur njërka”, transmeton shqiperiaime.al

Mesazhi:

Kush është Marsela Toshi (Selda) ?!

Një vajzë jetime por me prindërit gjallë!

U braktis nga nëna e saj kur ishte vetëm 6 muajshe. Nëna me inicialet M.G e braktisi Marselën sepse filloj punën e në Itali që nga viti 1993 e deri më sot. Selda ngeli vetem me babain e saj i cili nuk kalon dhe shumë kohë martohet sërish. Bashkë me bashkëshorten e tij nisen për në Greqi duke e lënë Marselen tek gjyshja në fshat. Marsela u rrit duke dëgjuar shpesh njerëz tek përshpërisnin dhe thoshin

“Kur nuk e deshi nëna si mund ta dojë njerka” dhe “Ajo është vajza e një prostitute* ” . Marsela u rrit duke mos patur njëri pranë që ta mësonte kush ishte e mira dhe kush e keqja. Ajo u rrit duke mos e thënë kurrë fjalën nënë, nënë jam e semurë apo duke thënë “babi ku je? ” , “Babi pse nuk me mer dhe mua me vete!” Selda u rrit me rrobat e të tjerëve, kurrë nuk u shkollua për Selden u kujdes gjyshja derisa ajo u bë 10 vjece pastaj rolet u ndërruan.Jeta e saj kështu vazhdoj dhe kështu është dhe sot. Pa patur njeëri pranë që të shqetësohet për të, pa patur njëri pranë që ta pyesi “Cfarë bën ?!”

U martua me apo pa dëshirë kjo nuk kishte rëndësi. Ajo lindi një djalë dhe u braktis përsëri, djalin duhet ta rriste e vetme. Shkon bashkë me djalin në Greqi dhe fillon punë, kamariere, pastruese. Atje njihet me N. T (burri i ndjerë) dhe karnavali vuajtjeve vazhdoi deri në fund.

*Mesazhi ka ardhur për redaksinë “Shqipëriaime.al” nga kushurira e Marsela Toshit.