Çfarë nuk duhet të vishni kurrë në një dasmë?

Është ndoshta nga eventet më të veçanta, si për çiftet, ashtu dhe për të ftuarit.Organizimi i gjithçkaje, fillon që nga përgatitja e sallës, e deri tek detajet plotësuese, të një mbrëmje ndryshe nga të tjerat.Ftesa për në dasëm shoqërohet me gëzimin dhe shqetësimin njëkohësisht, e këtu mund të na kuptojnë vetëm femrat. Si do të vishemi? Çfarë modeli do të zgjedhim për flokët?

Çfarë lloj grimi do të na shkonte më shumë për një rast të tillë? Eh, probleme pafund, por na besoni kur ju themi që ajo çfarë ka më shumë rëndësi në të vërtetë është veshja!Nuk është e rrallë që dasmoret të gabojnë në një përzgjedhje të tillë, për këtë arsye ne ju paraqesim më poshtë 12 paraqitjet të cilat NUK duhet të zgjidhni kurrë në një event të tillë!

Fustan i gjatë i bardhë

Nëse jeni shumë egoiste, atëherë mund ta bëni një zgjedhje të tillë fare mirë. Në të kundërt: ËSHTË DITA E NUSES, jo e juaja!Çdo gjë të bardhë, bezhë apo krem – thjesht harrojeni!Në ditët e sotme, modelet e fustaneve të nusërisë e tejkalojnë të bardhën, duke bërë që nusja të ketë mundësi të paraqitet edhe me nuanca kremi apo bezhe. Me pak fjalë, mos rrezikoni të bëheni nusja numër 2. Thjesht, do të urreheni pafund…

Veshje transparente

E kuptojmë që Bella Hadid apo Kendall Jenner duken të mahnitshme kur paraqiten me transparente, dhe me siguri e tillë mund të dukeni dhe ju. Por, a do të ishte normale paraqitja me një copë, që shfaq çdo pjesë të trupit? Mmmm, ngjason pak më tepër me një tjetër lloj eventi (e imagjinoni vetë).Të prera shumë shkurtNëse po shkoni në party apo në një festë ditëlindje, e prera shkurt nuk është problem. Por, le të themi se dasma nuk është rasti i gjuajtjes së bukuroshëve beqarë perreth.

Shapka…

!Është rast i rrallë, por ka ndodhur të shohim dasmore të paraqitura me shapka. Siç mund ta kuptoni, është event, jo xhiro në plazh.

Pantallona xhins

E kuptojmë që jo çdokush preferon fustanet, por kjo nuk do të thotë të veshim modelin më të përhapur në përditshmëri. Mund të zgjidhni fare mirë pantallona copë, klasike e moderne, vetëm xhins, jo!Çdo lloj xhinsiPër t’u qartësuar: nuk është materiali i duhur për në dasëm! Harrojeni çdo gjë që lidhet me xhinsin, dhe drejtohuni tek copa më serioze.

Një kurorë

Nëse dëshironi t’i stiloni ndryshe flokët, vendosni një shall dekorues. Kurorën e mban protagonistja e dasmës, dhe ajo nuk jeni ju.

Çdo gjë me dizenjo të ngarkuar

Nëse po mendoni për koleksione, të cilat janë të ngarkuara me dizenjo plot figura apo simbole, ne ju sugjerojmë të mos e bëni një zgjedhje të tillë. Ky nuk është rasti për të rënë në sy në një tjetër formë.Me të zeza nga koka tek këmbëtËshtë festë, jo rast vdekje. Vetëm nëse keni patur ndonjë lidhje me dhëndrin…

Bluzë me sllogan

Nëse keni zgjedhur kombinimin e pantallonave me bluzë, atëherë sigurohuni që kjo e fundit të jetë klasike, jo material pambuku me slloganin inspirues klishe që kalon mes për mes.

Këpucë për party

Është e vërtetë që sandalet shumë të larta, me platformë e takë të trashë janë tërheqëse kur dilni për një gotë me miqtë apo kur frekuentoni festat. Por, ky është një event më pranë klasikes, e çdo gjë e tepruar do t’ju çojë në vulgaritet.