Çfarë po ndodh me Serbinë? Pse po blen avionë luftarakë nga Rusia?

Serbia do të blejë avionë luftarakë prej Rusisë. Kjo ka të ngjarë të shtojë tensionet në Ballkan në kuadër të ndikimit të Moskës në Ballkan sidomos në vende që kërkojnë të afrohen me BE-në.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha këtë të hënë se do të udhëtojë në Moskë gjatë kësaj jave për të nënshkruar një marrëveshje që përfshin edhe marrjen e 6 avionëve luftarakë MiG-29 që sipas tij duhen për të “mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e vendit”.

Edhe pse formalisht Serbia kërkon anëtarësimin në BE ajo vazhdon të rëshqasë drejt aleatit të saj, Rusisë. Moska ka mbështetur fuqimisht propagandën së Beogradi të qëndrojë larg perëndimit.