Çfarë po ndodh në Turqi? Erdogan heq fjalën Republikë…

Shndërrimi i Turqisë në një Sulltanat të sunduar nga ai, nuk është më një ambicie e fshehur e Rexhep Taip Erdogan.

Pasi morri me anë të një referendum të dyshimtë dhe të kontestuar nga opozita dhe ndërkombëtarët kompetenca “diktatori” për postin e tij si president, Erdogan së fundmi ka formalizuar edhe në rrjetet sociale ambicien e tij për eliminimin përfundimtar të të Republikës turke, të themeluar prej Ataturkut.

“Qendra e Stokholimit për Lirinë”, një organizatë e emigrantëve politikë turq, ka vënë re ndryshimin, që i është bërë llogarisë në Twitter të Erdogan, i cili ka hequr fjalën “Republika e…” duke ndryshuar prezantimin e tij,  në “President i Turqisë dhe kryetar i AKP-së”.

Ndonëse simbolik, akti thotë shumë në kuadër të asaj që po ndodh në Turqi, e cila tashë nga Republikë është thjesht “Turqisë”, sipas llogarisë në  Twiterit të Erdogan.