Çfarë shihni në foto?

Është rëndësishme të realizoni një foto në këndin e duhur. Është akoma edhe më e rëndësishme të dërgoni një foto në këndin e duhur.

Një fotografi e një krevati, e cila u çua aksidentalisht me kokëposhtë, ka turbulluar mendjet e shumë përdoruesve online.

Më turpërues është fakti që fotoja është dërguar nga një shefe femër e një kompanie që prodhon krevate te një klient mashkull për t’i treguar atij produktet e reja, tha përdoruesi në Facebook që ngarkoi imazhin.

Hua Song nga Tajvani, i cili donte të blinte një set shtrati, tha se u bë shumë nervoz dhe i filluan djersët pasi mori fotografinë që duket se tregonte pjesë intime të një gruaje.

“Ajo madje më pyeti nëse e pëlqeja apo jo ngjyrën. Më pas kuptova se shefja e kompanisë më kishte dërguar foton me shtratin kokëposhtë”.

Fotografia u postua në grupin Baoxio Commune në 8 Nëntor, dhe që atëherë është bërë virale.

3a7acb0900000578-3945876-image-a-29_1479394547533-1

/Oranews.tv/