CIA: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë (Dokument)

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe Maqedonia me ‘’problemin’’ e shqiptarëve në vitin 1994 për të cilin CIA kishte shkruar se është në pikë të vlimit në mes shteteve të Ballkanit.

Telegrafi ju sjell dokumentin e radhës nga CIA që daton nga viti 1994 ku zyrtarë të CIA-s në Ballkani kishin paralajmëruar bazën në SHBA për një konflikt të mundshëm në Ballkan për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Më herët publikuam tema tjera që kanë të bëjnë me dokumentet zyrtare të CIA-s për ish-Jugosllavinë dhe Maqedoninë.

-Plani i Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë.

-Strategjia e Serbisë që e  kishte angazhuar ‘’Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” për të izoluar vendin e pasur me minerale të çmuara në Osllomej afër Kërçovës.

Bëhej fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë.

-Telegrafi Maqedoni shkroi edhe për interesimin që CIA-s e kishte për partitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë në kohën kur u votuan flamuri dhe himni i Maqedonisë në vitin 1994.

‘’Është një déjà vu për rajonin e Ballkanit! Shërbimet sekrete nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës ku është shumë afër të vlimit të situatës në Maqedoni kur është në pyetja ‘’Çështja shqiptare’’. Në këtë mes mund të përzihen edhe shtetet fqinje ku nuk është vetëm Tirana zyrtare por edhe Athina, Sofja, Beogradi dhe Prishtina. Në të njejtën valle do të futej edhe Ankara zyrtare.’’ shkruan në raportin ku CIA shfaq shqetësimin për Ballkanin. Ky dokument daton që nga data 10 korrik, 1994, njofton Telegrafi Maqedoni.

SHBA-të, sipas dokumenteve të CIA-s, atëherë i kishin ofruar Maqedonisë para për të qetësuar gjendjen sociale në vend dhe me kjo do të ndikonte që të qetësohen emocionet e shqiptarëve dhe maqedonasve.

Vlerësimi më i saktë sipas CIA-s, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar në sjelljen e kësaj gjendje në Maqedoni.

Politikanët e Maqedonisë ju kishin thënë atëherë zyrtarëve të CIA-s se një embargo nga ana e Sërbisë për Maqedoninë dhe për vendet e rajonit atëherë do të përkeqësonin gjendjen. /Telegrafi/