CIA: Kur Turqia rekrutonte shqiptarët si mercenarë në Transjordan

 

Kënget e trishta ‘Përtej Urës së Çabesë’, historitë me nizamë e redifë shqiptarë të degdisur në frontet e humbura të luftës, pirgje të vrarësh në llogoret e Çanakalasë…nuk janë fundi i një historie të gjatë të luftës për kauza të humbura.

Në vitin 1947, Qeveria turke po shestonte planin për t’i përdorur refugjatët shqiptarë si mercenarë në luftën e Transjordanit, shkruan Konica.al.

Madje, autoritetet turke kishin marrë edhe miratimin e Athinës që refugjatët shqiptarë që ndodheshin nëpër kampet gjithandej Greqisë të barteshin me anije për në Turqi.

Një raport konfidencial i CIA-s, i datës 3 shtator të vitit 1947, sjell një përshkrim të thuktë të përpjekjeve për jetësimin e një plani të tillë.

Me titullin ‘Shqiptarët e rekrutuar në ushtrinë turke’, agjentët amerikanë i raportonin eprorëve të tyre se ‘Qeveria turke, pas një marrëveshje të bërë me qeverinë greke, ka ndërmarrë një program për bartjen në Turqi nga Greqia të gjithsej 360 refugjatëve shqiptarë, që ndodheshin kryesisht në kampin e Pireut’.

Përveç shqiptarëve, nënvizon raporti në fjalë, edhe një numër i vogël myslimanësh nga Jugosllavia, Bullgaria dhe Rumania që ishin strehuar në Greqi do të përdoreshin për një qëllim të tillë.

“Këtyre personave do t’u jepen vende pune si trupa luftuese ose shërbyese në ushtrinë turke”, saktësojnë operativët e inteligjencës amerikane.tr-1-696x167

Programi kishte nisur të zbatohej, meqë më 9 gusht të po të njëjtit vit 53 myslimanë me pasaporta turke u bartën nga Pireu me një anije turke.

“Kjo mund të konsiderohet me vlerë në dritën e përpjekjeve të fundit të një misioni nga Egjipti për t’i rekrutuar refugjatë shqiptarë dhe për t’i dërguar ata si mercenarë në Transjordan. Informacioni i fundit i qasshëm, përpjekja e misionit egjiptian që drejtohej nga një princ egjiptas, ka dështuar”.tr1

Vlen të kujtojmë se Turqia në janar të vitit 1947 kishte nënshkruar një traktat me Transjordanin.transsss

Në realitetet postkoloniale të krijuara pas shembjes së Perandorisë Osmane dhe kolonive të Britanisë së Madhe, në Transjordan shpërtheu një luftë civile në të cilën u mpleksën arabët e Palestinës, hebrenjtë si dhe trupat britanike.

Dërgimi i mercenarëve shqiptarë, sipas planit turk, duhet të jetë bërë që ata të përdorshin në luftimet kundër britanikëve dhe hebrenjëve të Jerusalemit e zonave të tjera.