Çiftet mund të qëndrojnë “falas” në këtë ishull, nëse i plotësojnë disa kushte “specifike” (Foto)

Të gjitha çiftet që planifikojnë të paketojnë valixhet, të nisen në një vend ku janë vetëm dhe kanë qetësi, mund të aplikojnë për të shkuar në Ishullin Maatsuyker të Australisë.

Ata do të jenë krejtësisht vetëm në këtë vend, nëse plotësojnë disa kushte, transmeton Telegrafi.

Së pari, të nënshkruajnë kontratë se do të qëndrojnë gjashtë muaj radhazi, pos nëse kanë ndonjë rast emergjent. Gjatë kohës sa janë aty, duhet të kujdesen për 186 hektarët e këtij vendi, fanarin, disa objekte, si dhe të raportojnë për të dhënat klimatike në Byronë e Meteorologjisë.Telegraf

Të përzgjedhurve do t’ju jepet banesë me katër dhoma gjumi, si dhe kopsht ku do t’i mbjellin vet pemët dhe perimet.

Pos pinguinëve dhe fokave, këtë ishull e vizitojnë vetëm disa zogj, por çifteve u mundësohet që kohë pas kohe të sjellin edhe dikë nga shoqëria për kohë të shkurtër